Kosova

Të kërcënosh kryeministrin pse të ka kapur virusi është kanibalizëm politik

Të kërcënosh kryeministrin pse të ka kapur virusi

Infektimi me koronavirus i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti ka ngjallur reagime të shumta nga kundërshtarët e tij politikë. Në një postim sot në Facebook, deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila kërkoi që ai të dorëhiqet nga posti pasi sipas saj kryeminsitri nuk e ka ndjekur protokollin, duke thënë se edhe pse kishte shenja të virusit dhe kishte bërë testin ai nuk u vetëizolua.

Kryeministri Hoti reagoi me një status në Facebook ku mohon pretendimet. Ai tha se në momentin që është testuar, është izoluar.

Dhe së fundmi një reagim më i ashpër vjen nga kreu i LDK-së Isa Mustafa i cili thotë se ky sulm që po i bëhet kryeministrit është kanibalizëm politik.

‘Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore’, shkruan mes të tjerash kreu i LDK-së.

Reagimi i plotë nga Isa Mustafa: 

Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM