Kosova

Tek Infektivi në Kosovë dyshohet se disa pacientëve iu është hequr qëllimisht oksigjeni

Tek Infektivi në Kosovë dyshohet se disa pacientëve iu

Në Spitalin Infektiv të Kosovës do të nisin hetimet, kjo për shkak të natyrës së vdekjes së pacientëve në 24 orët e fundit. Nga 8 viktima, për katër që humbën jetën pas mesnatës dyshohet se u është hequr oksgjeni.

Mediat e Kosovës shkruajnë se dyshohet se vdekja e tyre erdhi si pasojë e mosfunskionimit të sistemit qëndror të oksigjenuesit, pas dikush mund tua ketë hequr me qellim. Pacientët ishn në trajtim intensiv dhe kjo situatë ka ngjallur mister.

Viktimat janë dërguar për t’ju bërë autopsinë dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes, që nuk thuhet të ketë ndodhur si pasojë e virusit.

Vetë Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar autoritetet për të bërë hetimin dhe për të zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht, por Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të mos aludohet:

“Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSh dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”.

Nga rritja e ndjeshme e rasteve dhe viktimave në Kosovë, kryeministri vendosi që rikthejë lëvizjen. Nga sonte në orën 21:00 deri nesër në orën 05:00 nuk do lejohen të lëvizin qytetarët. Po ashtu u myllën lokalet e natës, stafi i punonjësve nga zyrat e institucioneve do të reduktohen me punë nga shtëpia, dhe numri i pasagjerëve që lëvizin me autobusë do të ulet gjithashtu.