Tensione në veri të Kosovës/ Qytetarët serbë pengojnë kryetarin e ri të Zubin Potokut të hyjë në zyrë

E Premte 26 Maj 2023, 13:16
TiranaPost

Foto ilustruese
Tensione ka pasur orët e fundit në veri të Kosovës. Kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hynë në godinë, por disa qytetarë serbë nuk e kanë lejuar.
Forca të shtuara të Policisë janë parë në Zubin Potok dhe gjithashtu në Leposaviç e Zveçan.
Alarmi është dëgjuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, aty ku ndodhet godina e komunës dhe stacioni policor.