Kosova

Thaçi në takim me Hotin: Në dialog me Serbinë të përfshihet edhe SHBA, veç BE-së

Thaçi në takim me Hotin: Në dialog me Serbinë të

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në një takim kryeministrin Avdullah Hoti. Temë kryesore diskutimi ishte dialogu Kosovë- Serbi, vizita në Bruksel dhe takimet me Aleksandar Vuçiç.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Hoti se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe në asnjë moment të mos rrëshqasë në nivel teknik.

Thaçi ka kërkuar që pjesë e bisedimeve, veç BE-së të jetë edhe SHBA.

“Është jetik që të ndodhë bashkëpunimi institucional dhe të jemi bashkë në tema me interes për vendin. Diskutuam se si ta kalojmë sa më mirë, lehtë e shpejtë Covid-19. Biseduam edhe për zhvillimet lidhur me dialogun, unë kam mirëpritur emërimin e Skënder Hysenit si koordinator. Është me interes që të ndodhë ky dialog. Duhet të ndodhë njohja reciproke dhe në asnjë moment të mos lejojmë që ky proces të rrëshqasë në nivel teknik”, tha Thaçi.

Kurse Hoti tha: “Ky është procesi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë për të përmbyllë marrëveshjen. Kemi mbështetjen kyçe të Gjermanisë dhe Francës por edhe të SHBA-së. Për të përmbyllë një marrëveshje finale që është në interes të të dy vendeve, mendojë është është një momentum shumë i mirë, sepse kemi vëmendjen të shteteve kyçe, mbesë me shpresë që në muajt e ardhshëm të përmbyllet me sukses ky proces, me njohje reciproke”.