Kosova

Thaçi publikon pamjet e laboratorit të drogës, akuzon qeverinë se u mundua t’i fshinte

Thaçi publikon pamjet e laboratorit të drogës, akuzon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi publikoi në profilin e tij në Facebook një video ku zbulohet një laborator droge.

Sipas Thaçit, ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla ditë më parë është përpjekur që t’i zhdukë këto fakte nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara.

Gjithashtu ai hedh akuza të rënda edhe ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë”, shkruan Thaçi.