Kosova

Nënshkruhet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës në praninë e Trump në Shtëpinë e Bardhë

Nënshkruhet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës në

Delegacioni kosovar ka mbërritur me vonesë, kjo edhe për shkak të debateve të hapura në Kosovë dhe kërcënimeve nga ish kryeministri Haradinaj për të braktisur koalicionin. Mbi një miliard dollar do ti akordohet përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë dhe njohja e Kosovës nga Izraeli, një hap gjigand.

Marrëveshja nuk është zbardhur ende. Por lajmi ishte bërë i ditur që në mëngjes që presidenti Donald Trump do të ishte i pranishëm në ceremoni.

Nënsekretari për Shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, postoi një statur në Twitter:

“Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, ka shkruar ai.

Nënshkruhet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës në

Nuk dihet nëse brenda kesaj marrëveshje perfshihet edhe kontrolli nga Serbia i liqenit të Ujmanit, një nga pikat më të nxehta të konfliktit për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes vjen reagimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili duhej të ishte në krye të delegacionit por Haga ngriti disa aktakuza për krime lufte. Në Facebook ai shkruan:

Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trum

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.

Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.

Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.

Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme. HTH