Kosova

U shërua para tre muajsh, por i riu nga Kosova thotë se tani ka shenja të rënda të virusit: Ç'po ndodh me mua?

U shërua para tre muajsh, por i riu nga Kosova thotë se tani ka shenja

Petrit Bylykbashit u infektua me koronavirus në fund të marsit. Ai u izolua, bëri analizat dhe pasi u shërua doli negativ. Por pas tre muajsh ai po përjeton sërish simptoma, edhe më të rënda. Ai ka bërë një test dhe i ka dalë negativ, por Petriti thotë se janë të njëjtat shenjat, veçse më agresive. Ai dyshon se testi mund të jetë i gabuar, pasi shprehet me siguri për simptomat që po ndjen. 

Në emision live kur po tregonte, ai ndihet keq dhe thotë: 

Të mundohem ta shpjegoj, unë e di çfarë ka ndodhur me mua, herën e parë dola pozitiv që në fund të marsit, u izolova në shtëpi me simptoma. Kam vazhdu 24 ditë të plota deri sa dol negativ, pas tre muajsh pata prapë simptoma dhe njoftova Klinikën. Një test tjetër do bëj nesër, pasi dola negativ tek testi i të shtunës por kam simptoma më agresive se herën e parë. Më kanë marrë analizat dhe pres të më thonë. Nuk po e tregoj se ç’po përjetoj, kam probleme me frymëmarrjen, me ethe me temperaturë, shtrëngime gjoksi, nyjet me dhëmbin. Këto shenja i kam edhe gjatë gjithë natës. Jam në mesin e sulmeve tani që po flas. Disa njerëz po e marrin me tallje. Kam marrë oksigjenues në shtëpi. 

Mjeku në emision i thotë se mund të jetë prekur nga një tjetër virus, dhe Petriti i thotë: Nuk e di, atëherë pse kam këto shenja, çfarë po ndodh me mua? Kam menduar se virusi nuk kthehet, por virusi kthehet dhe unë po e përjetoj. 

Videon e plotë e shihni si më poshtë: