Kosova

U shkarkua si nënkryetare e LDK: Vjosa Osmani kërkon listën e plotë dhe si u votua

U shkarkua si nënkryetare e LDK: Vjosa Osmani kërkon listën e

Me një letër drejtuar kryesisë së LDK-së, ish nënkryetarja Vjosa Osmani kërkon të njihet me rezultatin e votimit që çuan në shkarkimin e saj. Letra mban datën 25 qershor, ku Vjosa Osmani e cilëson shkarkimin e saj të një javë më parë si një veprim arbitrar dhe në kundërshtim me statutin e partisë.

Ajo thotë:

‘Duke qenë subjekt i procesit të votimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përmes kësaj shkrese, kërkoj që të ma dërgoni gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit tim, përfshirë këtu dhe rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të këshillit’.

Shkarkimi i Osmanit u bë me propozim të kreut të partisë Isa Mustafa. Vendin e saj si zëvendëskryetare e mori kryeministri i ri Avdullah Hotit. Procesi u bë përmes votimit me postë elektronike.

Pse u shkarkua Osmani?

Pas votimit kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, bashkë me deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala, u tha se pati qëndrime të hapura kundër partisë LDK.

Kujtojmë që Vjosa Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet  që u mbajtën me 6 tetor 2019. Aktualisht ajo mban detyrën e kryetares së parlamentit të Kosovës.

U shkarkua si nënkryetare e LDK: Vjosa Osmani kërkon listën e