Kosova

Varianti Delta nuk i rrit shifrat e Covidit në Kosovë

Varianti Delta nuk i rrit shifrat e Covidit në Kosovë

Kosova ka konfirmuar përpara disa ditësh rastet e para me variantin Delta të Covidit. U tha se pacientët ishin të izoluar dhe duket se varianti më ngjitës i Covid nuk i ka shtuar rastet e reja.

Në përditësimin e shifrave të 24 orëve të fundit Kosova raporton vetëm 3 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Ekspertët thonë se mjafton të qëndrosh vetëm 5-10 sekonda me dikë të infektuar me variantin Delta dhe virusi ngjitet. Ndoshta vera dhe qëndrimi më shumë në mjedise të hapura po e shmang përhapjen.

Në Shqipëri janë gjithashtu nga pak raste çdo ditë, por ende nuk është konfirmuar prania e variantit Delta.