Kosova

Ventilatorët s'kishin probleme atë natë! Ish drejtori i Infektivit në Kosovë flet për vdekjet e dyshimta të pacientëve

Ventilatorët s'kishin probleme atë natë! Ish drejtori i

Tre pacientë të shtruar tek Infektivi në Kosovë ndërruan jetë në një interval shumë të shkurtër kohor. Policia ka nisur hetimet nëse dikush ka prekur aparaturat e oksigjenit, por ngjarja vijon të mbetet e dyshimtë.

Mjeku që kishte turnin e natës ka lajmëruar policinë pasi vdekjes së pacientëve, por për drejtuesit kryesorë të institucioneve shëndetësore duhej të lajmëronte fillimisht krerët e QKUK-së të Klinikës Infektive.

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha sot se të gijtha pasijet atë natë kanë qenë në rregull.

‘E dimë që është kohë e pandemisë. Vdekjet po ndodhin edhe në regjion. Të dielën mjeku i cili ka qenë kujdestar ka dyshu që tre pacientë ose katër kanë vdekur në periudhë të afërt kohore. Vdekje atë natë ka pasur edhe në Klinika të tjera. Ditëve të fundit klinikat janë mbushur me pacientë në gjendje të rëndë. Mjeku ka dyshu që dicka ka ndodhë, ose me oksigjenin ose me naj aparaturë tjerë. Ai ka thirrur policicinë, e që në fakt mendoj që ai është dashur që ta thëras menaxhmentin e Klinikës, ose dy-tre kolegë të tjerë që t’i ndihmojnë. Dyshimi është që mos ka pasur ndonjë rrjedhje të paraturave është konstatuar që në asnjë moment nuk ka pasur rënie të tensionit, apo presionit të oksigjenit. Të gjithë ventilatorët tregojnë që ka pasur presion normal të oksigjenit’.

Kosova ka 3,703 raste, 79 viktima.