Vetëvendosja drejt fitores historike: Mund të formojë qeverinë pa koalicion
E Hënë 15 Shkurt 2021, 11:26
TiranaPost

Vetëvendosja e Albin Kurtit po shënon një fitore historike në zgjedhjet për qeverinë e re. Rezultati final ende nuk është publikuar, por kur janë numëruar më shumë se 97% e votave, VV ka arritur një fitore me 48.17% të votave. Rezultati tregon për një fitore historike të Vetëvendosjes, pasi mund të krijojë qeverinë si parti e vetme, pa koalicion me partitë e tjera në Kosovës.
Ndërkaq, sipas rezultateve të deritanishme: Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me me 17.32%
Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e tretë me 13.18% ose 101.364 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinaj ka marrë 7,40% apo mbi 57 mijë vota.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate Nuk ka arritur tA kalojë pragun zgjedhor.

*Tiranapost.al.