Kosova

Video/ Çfarë nuk u pa nga marrëveshja Kosovë-Serbi në zyrën e Trump? Biseda online me Netanyahun e Izraelit: Hoti great guy

Video/ Çfarë nuk u pa nga marrëveshja Kosovë-Serbi në

I një rëndësie historike u quajt marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sot në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump. Kjo marrëveshje është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga skeptikët ka ngjallur debate, ata thonë se asgjë e re apo ndryshe nga marrëveshja në Bruksel e 2013-ës nuk ka ndodhur.

Por nga lajmet e mira për Kosovën ishte njohja nga Izraeli si shtet i pavarur dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Atje tashmë pritet të ngrihet ambasada e Kosovës.

Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive të momentit kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen. Më herët Trump bisedon me të.

Ti e di që këta kanë luftuar prej vitesh dhe luftuan fort, jam me kryeministrin e Kosovës, është një super djalë. Sapo firmosëm marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ndoshta do të flasësh me të (Hotin) Po i bën njerëzit e Kosovës të lumtur. Kosova është vend që po bën shumë progres, thotë Trump.