Video/ Të shtëna me armë në Veri të Kosovës, rriten tensionet në Zveçan

E Premte 26 Maj 2023, 14:15
TiranaPost
Disa pamje me video janë transmetuar pak minuta më parë. Në Zveçan dëgjohen të shtënat e armëve ndërkohë që njerëzit vrapojnë të frikësuar.
Një makinë e Policisë së Kosovës është djegur dhe qytetarët serbë vazhdojnë të përplasen me policinë. Policia nga ana tjetër ka përdorur gaz lotësjellës për shpërndarjen e turmës.
Tensionet janë shtuar edhe në Zubin Poton dhe Leposaviç.
Shkak për rikthimin e tensioneve është bërë nisja zyrtarisht e punës së kryetarëve të rinj të komunave, të cilët nuk janë lejuar nga qytetarët serbë të hyjnë sot në institucionet që do drejtojnë.