Kosova

Videoja virale e Trump kur flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi duke bërë fushatë

Videoja virale e Trump kur flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ka përmendur marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi gjatë një fushate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti amerikan Donald Trump nga Karolina e Veriut tha se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes dy vendeve që kanë ndodhur prej vitesh me radhë. 

Ja çfarë thotë presidenti amerikan: 

'Më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe, ju besohet? Shkova në shtëpi dhe i thashë Zonjës së Parë (Melania Trump): Ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thashë: nuk do ta besosh që sërish u nominova me Çmimin Nobel për Kosovën dhe Izraelin. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriteshin mes tyre prej shumë vitesh. U thashë kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiç: djema hajde të bashkohemi. Ata po kryenin vrasje masive prej qindra vitesh'.

Videoja e tij është thyer në virale në rrjetet shqiptare dhe të Kosovës: