Kosova

Vazhdojnë të dhënat shqetësuese në Kosovë, mbi 200 të infektuar në një ditë dhe 10 viktima

Vazhdojnë të dhënat shqetësuese në Kosovë, mbi 200

Vetëm pak orë pas alarmit që dha kryeministri i Kosovës, vendi shënon të tjera të dhëna shqetësuese lidhur me të infektuarit me Covid.

Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 10 persona të prekur nga Covid, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 237.

Bëhet me dije se janë shënuar 224 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 115 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 8554.