Kosova

Vjehrra e deputetit në Kosovë humb jetën nga virusi

Vjehrra e deputetit në Kosovë humb jetën nga virusi

Një infermiere nga Kosova ka humbur dje betejën me koronavirusin. 63 vjeçarja me emrin Shkurte Gecaj, është vjehrra e deputetit Veton Berisha. Deputeti ka bërë me dije lajmin ku i dedikon një shënim vjehrrës së tij të ndjerë.

Veton Berisha shkruan:

“Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë, Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.

Várrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në várrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq! Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona. Zoti të shpërbleftë më Xhennet. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja! Me respekt Veton Berisha”.

Deputeti nuk thotë se vjehrra e tij humbi jetën nga virusi, por mediat e Kosovës thonë se ajo u infektua në punë dhe pas përkeqësimit të gjendjes nuk mundi të mbijetojë.