Kosova

Vjosa Osmani bën për vete rrjetin me mosbindjen ndaj partisë, votoi kundër rrëzimit të Kurtit

Vjosa Osmani bën për vete rrjetin me mosbindjen ndaj partisë,

Vjosa Osmani që konsiderohet shpesh si një kandidate për kryeministre në Kosovë, madje ishte shumë pranë në zgjedhjet e 6 Tetorit sikundër imazhi i saj ishte faktor për rritjen e elektoratit të LDK-së, mbrëmë ka pasur një nga momentet më të vështira politike. Osmani ka befasuar kur votoi kundër vullnetit të kryetarit të partisë së saj Isa Mustafës, dhe mbrojti kryeministrin në ikje Albin Kurtin. E papritur, pasi janë rivalë dhe ashtu si Kurti, Vjosa Osmani ka aspiruar karrigen e kryeministrit, por ajo e ka sqaruar këtë me një parim:

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në çastin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN’in në qeveri. Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi. Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kisha fjalën për partitë e PAN’it. Kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN”.

Diçka e tillë është pritur me simpati në rrjet, sidomos thjesht për faktin se gjithnjë e më rrallë shohim politikan/e që dalin kundër kryetarit dhe mbrojnë parimet.

Vjosa Osmani bën për vete rrjetin me mosbindjen ndaj partisë,

Tiranapost.al