Kosova

Zgjedhjet në veri të Kosovës do të mbahen, por me masa sigurie shtesë

Zgjedhjet në veri të Kosovës do të mbahen, por me masa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nga ku ka nxjerrë disa vendime në kuadër të përgatitjes për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, ato të 18 dhjetorit për kryetarë të komunave dhe të 25 dhjetorit për kuvende komunale.

Në këtë mbledhje, KQZ ka caktuar listën përfundimtare të votuesve, ka miratuar përmbajtjen e dizajnin e fletëvotimeve për të proceset zgjedhore, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat ku do të votohet.

KQZ ka marrë edhe vendim për miratimin e planit operacional për sigurinë e këtyre zgjedhjeve.

“Në këtë mbledhje u bë e ditur se plani operacional i KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve, lista e qendrave të votimit dhe plani i veprimit, do t’i dërgohen Policisë së Kosovës, me qëllim ndërmarrjen e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve”, bëhet e ditur në njoftim të KQZ-së.