Zyrtarja kosovare kërkon t’i ulet paga, parlamenti shtyn aprovimin

E Enjte 7 Tetor 2021, 14:18
TiranaPost
Auditorja e Përgjitshme, Vlora Spanca i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që paga e saj të ulet pasi sipas saj është shumë e lartë, kërkesë kjo që nuk po aprovohet nga parlamenti.
Më konkretisht, Spanca kërkon që nga 3 mijë 800 euro paga t’i bëhet 2 mijë e 800 euro, ose 12 mijë euro më pak në vit.
Gjatë paraqitjes së kërkesës zyrtarja ka thënë se përshkak të rrethanave ekonomike do ishte të ishte më drejtë që paga e saj të ishte më e ulët.
Kërkesa e saj është shtyrë për aprovim në javën e ardhshme, deri në analizimin e pagave nga institucionet financiare.
Tiranapost.al