Aktualitet

KQZ shpall nesër rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit

KQZ shpall nesër rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të shtunën më 27 korrik për të shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Njoftimi bëhet nga zyra e shtypit e KQZ, ku lajmëron mbledhjen me rendin e ditës, shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv/Kryetari Denar Biba, anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri kanë thirrur mbledhjen më datë 27.07.2019, ora 10:00, me rend dite: Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”, shprehet KQZ. /Tiranapost.al/