Aktualitet

Krimet e Rënda kërkojnë ta dërgojnë çështjen e Izet Haxhisë në Gjykatën e Lartë

Krimet e Rënda kërkojnë ta dërgojnë

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon që çështjen e Izet Haxhisë ta dërgojë për interpretim në Gjykatën e Lartë. Kjo kërkesë vjen pasi Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën, dhe sipas prokurorit gjykata nuk është kompetente për të gjykuar Izet Haxhinë.

Dy avokatët që mbrojnë Izet Haxhinë kanë kërkuar që Gjykata të lirojë klientin e tyre, me argumentin që së paku të mbahet në arrest në shtëpi deri sat ë shprehet Gjykata e Lartë.

Klienti ynë (Izet Haxhia) ka kaluar një kohë të gjatë edhe në paraburgimin në Turqi, thonë avokatët.

Kujtojmë se Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari, por Haxhia nuk pranon akuzën duke thënë se është i pafajshëm. Kjo dosje me këtë çështje ende vijon sot e papërfunduar./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/dosja-hajdari-izet-haxhia-ankimon-vendimin-kerkon-ballafaqim-sali-berishen-dhe-fatos-nanon/