Aktualitet

Krimi i organizuar në Shqipëri mund të 'xhirojë' 1.5 miliardë dollarë në vit

Krimi i organizuar në Shqipëri mund të 'xhirojë'

Krimi i Organizuar mund të shkojë 1.5 miliardë dollarë në vit. Këtë deklaroi deputeti i PS Ervin Bushati i cili tha se nisma dhe projektligji është masa e duhur që duhet marrë për të sekuestruar pasuritë e paligjshme, të cilat mund të jenë të dobishme për banorët që nuk kanë një shtëpi. Ai tha se shifra e parave që qarkullojnë nga krimi i organizuar ka një impakt të madh në ekonominë shqiptare.

Ervin Bushati: 

Krimi i organizuar nuk është pasion. Kriminelët e bëjnë për fitime financiare. Duke i marrë pronën patjetër që e ndalon krimin. Sekuestrimi i pronave duhet të shikohet si shpërndarje. Shoqërisë duhet t'i rikthehen këto prona. Krimi i organizuar në Shqipëri mund të shkoje në 1.5 miliard dollar në vit aktivitet. Krimi administron prona dhe aktivitetet të shumta. Nuk ka kthim prapa në këtë pjesë. Këtu flasim për përmasa shumë të mëdha. Janë më shumë se dëmet e tërmetit. Ca të keqeje kishte që këto prona të futeshin personat që nuk kanë shpi. Nuk duhet parë si shpronësim por shpërndarje me ligj e pronave. Duhen goditur se kriminalizojnë vendin, ka vrasje dhe vepra penale. Duhen ndjekur edhe ata që janë në burgje nëpër Evropë dhe kanë prona në Shqipëri. Patjetër që duhen t'i shpërndahen.

-Deklarata e tij u bë nga komisioni i Ekonomisë ku po diskutohej për projektligjin e pasurive të sekuestruara  dhe administrimin e tyre sipas ndryshimeve ligjore të propozuara, në varësi të ministrisë së Brendshme./ Tiranapost.al.