Aktualitet

Krokodilët vdesin në mënyrë të tmerrshme në Vietnam për të krijuar çantat lëkurë të Louis Vuitton

Krokodilët vdesin në mënyrë të tmerrshme në

PETA (organizatë për mbrojtjen e kafshëve) ka treguar disa pamje të mënyrës sesi vriten krokodilët e rritur në fermat e Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës. Mijëra të tillë vriten për të krijuar çantat e luksit e për t`i shitur më pas me çmime të majme në gjithë botën nga marka me emër si Louis Vuitton apo LVMH dhe jo vetëm.

Në fillim goditen me elektroshok dhe pastaj përpiqe t`i vrasin duke i prerë në qafë. Sipas dëshmive të marrë nga punonjësit që realizojnë procesin e marrjes së lëkurës, ndodh që një krokodil të mbijetojë mes dhimbjesh 4-5 orë.

Lëkura e tyre merret edhe për rripat e mesit, orëve apo çdo aksesori tjetër.

Vështirë të duash të blesh më çanta dhe aksesorë lëkure pas këtyre pamjeve, por në fakt kjo është edhe thirrja që PETA bën, bojkot të këtyre produkteve.

*Ky post u përshtat nga secure.petaasia dhe është realizuar nga Fabjola Hije.