Kronikë e zezë

Atentat 40-vjeçarit në Vlorë, humb jetën në spital

Atentat 40-vjeçarit në Vlorë, humb jetën në spital

Një atentat i pak minutave më parë në Vlorë i ka marrë jetën shtetasit Gentian Qari i njohur me pseudonimin Geçe.

Mësohet se 40-vjeçari po ecte në këmbë teksa është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Për shkak të plagëve të marra në kraharor u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës së Vlorës.

Pak minuta pas ngjarjes Policia ka gjetur një makinë të djegur në afërsi të Hidrovorit. Dyshohet se ka lidhje me këtë rast. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lajmi në përditësim...