Viktima e parë e sezonit turistik, një pushues nga Kosova

E Shtunë 27 Qershor 2020, 10:33
TiranaPost
Një burrë rreth të 50-ve është mbytur në plazhin e Golemit.
Viktima kishte dalë në det me një pedalone, mbrëmjen e shkuar, por nuk është kthyer më në breg.
Forcat e policisë kufitare janë vënë në kërkim dhe kanë mundur të gjejnë vetëm pedalonen. Kërkimet kanë vijuar deri vonë, por pa rezultat.
Vetëm mëngjesin e sotëm trupi i pajetë që i përket një shtetasi kosovar është zbuluar nga peshkatarët në vendin e njohur si Kanali i Qerretit. Viktima ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë dhe dyshohet të jetë pushues nga Kosova.
Nuk dihen ende rrethanat e mbytjet, po mendohet të jetë aksidentale.