Kronikë e zezë

Krim i dyfishtë brenda familjes në Gramsh, burri vret gruan dhe të vëllanë

Krim i dyfishtë brenda familjes në Gramsh, burri vret gruan dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Tervol të Gramshit.

Një 80-vjeçar ka kryer një krim të dyfishtë në familje, duke vrarë gruan dhe të vëllanë e tij.

Xhavit Sinani ka goditur me sëpatë bashkëshorten Zegjine Sinani 74 vjeç dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani, duke i lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu kanë arrestuar autorin, i cili tashmë është në komisariatin e policisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.