Kronikë e zezë

Atentat me 2 të vrarë në Vlorë! U qëlluan me armë brenda makinës që ishte në lëvizje

Atentat me 2 të vrarë në Vlorë! U qëlluan me armë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në Vlorë.

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur, pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre.

Makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, raportojnë mediat.

Ndrkohë një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se i përket autorëve, të cilët ekzekutuan 2 persona në Panaja të Vlorës.

“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz". Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMË", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.