Kronikë e zezë

Vrasje me armë para një hoteli në Laç. Ka dhe të plagosur

Vrasje me armë para një hoteli në Laç. Ka dhe të

Pas plagosjes në Shijak, një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Laç të Kurbinit. Mësohet se një 53 vjeçar me emrin Bujar Lika është qëlluar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur para një hoteli të zonës, që ndodhet pranë aksit rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka hyrë në sheshin e hotelit dhe ka qëlluar për vdekje 53 vjeçarin. Përveç viktimës, në vendin e ngjarjes ka dhe dy të plagosur. Paulin Gjergji është dërguar në spital pasi ka marrë plagë në këmbë. Ndërsa personi tjetër i plagosur quhet Kreshnik Tusha, 21 vjeç. Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë cili prej tyre është ai.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i hershëm mes tyre.