Kronikë e zezë

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras në mes të një rruge. Viktima është identifikuar si Ismet Çekorja. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk i ka mbijetuar plagëve.

“Në lagjen ‘Guerrile’, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Mediat raportojnë se dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje pasi, viktima është babai i Bajram Çekorja-s. Ky i fundit është një nga të akuzuarit kryesor për atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Bajram Çekorja është shpallur në kërkim nga policia.