Kronikë e zezë

Atentat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velipojës në Shkodër, qëllohet me armë zjarri

Atentat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velipojës në

Të shtëna armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Shkodër, shënjestra e të cilave ishte Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës. Ngjarja u shënua rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”.

Policia e Shtetit ka njoftuar se i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ndërsa efektivët kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e rendit po krehin ndërkohë zonën për të vënë në pranga autorin e ngjarjes.

Mësohet se Ujka është qëlluar me armë zjarri me silenciator pas shpine, pranë universitetit të Shkodrës dhe në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ka qenë duke ecur.

Pashko Ujka ka qene kryetar komune ne vitet 2011-2015. Ujka ka qene edhe Deputet i Aleances Demokratike. Ende nuk dihet arsyeja e kesaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Tiranapost.al