Kronikë e zezë

Krim në Bathore, kunati vret nusen e të vëllait

Krim në Bathore, kunati vret nusen e të vëllait
Foto ilustruese

Një krim brenda familjes është shënuar pasditen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë.

Sipas raportimeve, kunati ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij.

“Rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mësohet se dy familjet jetonin në të njëjtën lagje, por në shtëpi të ndara.

Ende nuk dihet nëse vëllai i autorit dhe bashkëshorti i viktimës ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.