Kronikë e zezë

22-vjeçarja humbi jetën në aksident/ Prindërit e viktimës kërkojnë që shoferja e Smart-it të mos dënohet: Kemi marrëdhënie familjare

22-vjeçarja humbi jetën në aksident/ Prindërit e

Pritet të jepet sot masa për Denisa Dokun, shoferen e makinës ‘Smart’ e cila pësoi një aksident të shtunën në Kamzë, ku mbeti e vrarë mikesha e saj, Alida Spahiu. Sipas raportimeve, prindërit e viktimës deklaruan në gjykatë se nuk duan të ndiqet penalisht Denisa, e cila ndodhet në spital prej tre ditësh pasi mori plagë nga aksidenti.

19-vjeçarja sipas dëshmisë së familjarëve është kunata e të resë që ndërroi jetë.

"Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë te sqaruara . Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës", thonë familjarët.

Ndërkohë avokati i të resë, Bardh Koci kërkon masë të lehtë sigurie, pasi vajza është studente dhe duhet t’i jepet mundësia të vazhdojë shkollën.

"Duhet të ndalohej edhe drejtuesi i Benz-it deri sa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smart-i do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar dhe nuk ka qene me shpejtësi", ka thënë avokati.

Aksidenti ndodhi ndërsa 19-vjeçarja mori kthesën në një rrugë kundërvajtje.