Kronikë e zezë

29-vjeçari me Covid i jep fund jetës! Hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit

29-vjeçari me Covid i jep fund jetës! Hidhet nga kati i tretë i

Një ngjarje tragjike u shënua rreth orës 04:30 të kësaj të enjteje. Një 29-vjeçar i infektuar me COVID-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

Policia njofton se, viktima është identifikuar me inicalet XH.K. Sipas raportimeve, në momentet para se të kryente aktin i riu ka qenë duke bërë terapinë me serume dhe injeksione.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.