35-vjeçarja gjendet e pajetë në Itali, bashkëshorti shqiptar në kërkim
E Hënë 24 Tetor 2022, 08:29
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano të Italisë. Një 35-vjeçare nga Rumania është gjetur e pajetë, ndërsa bashkëshorti i saj shqiptar është shpallur në kërkim.
35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj. Familjarët e bashkëshortit, Avni Meçje kanë denoncuar se diçka e rëndë mund të kishte ndodhur.
Telefonata me Meçjen
Meçje telefonoi familjarët në Shqipëri dhe i tha se po kthehej për aty, pasi në Itali ishte shpallur në kërkim. Kjo telefonatë frikësoi familjarët që ngritën alarmin dhe bënë denoncimin, pa ditur çfarë kishte ndodhur.
Me telefonin dhe makinën e bashkëshortes (viktimës), Meçje është arratisur.
Trupi i pajetë e Mocanu u gjet në shtëpinë ku jetonin, e mbështjellë me një batanije.