Kronikë e zezë

35-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpinë e saj në Gjirokastër. Dyshimet e para

35-vjeçarja gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

Një 35 vjeçare është gjendur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër mesditën e sotme. Viktima është identifikuar si Alba Taho

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 35 vjeçarja ka ndërruar jetë para disa ditësh, pasi trupi kishte nisur procesin e dekompozimit. Kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë njoftuar policinë për shkak të erës së rëndë.

Mësohet se Taho vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ky fakt mund të ketë ndikuar në këtë ngjarje. Ndërkohë në komisariat është shoqëruar nëna e saj.

“Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policcia.