Kronikë e zezë

44 vjeçari nuk pendohet që vrau nënën: Do ndodhte një ditë!

44 vjeçari nuk pendohet që vrau nënën: Do ndodhte

Nuk pendohem që vrava nënën! Këtë ka thënë 44 vjeçari Olsi Çekiçi i cili vrau me thikë nënën e tij të moshuar 70 vjeçe, Firdes Çekiçi duke i prerë kokën.Ngjarja makabër ndodhi këtë pasdite në shtëpinë e 44 vjeçarit në Pogradec. Policia gjeti kokën e 70 vjeçares të prerë e të varur në derë. Në dëshminë që ka dhënë për policinë ai ka thënë se u lë amanet vajzën dhe vëllanë: "Nuk pendohem. Kjo do te ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllanë".

44 vjeçari nuk pendohet që vrau nënën: Do ndodhte
Olsi Çekiçi

Mediat bëjnë me dije se ai nuk ka shfaqur rezistencë kur policia ka shkuar në shtëpinë e familjes, ku jetonte nëna, 44 vjeçari vëllai i tij dhe vajza e mitur nga ku panë skenën e horrorit.

Sipas të dhënave nga policia Olsi Çekiçi është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë. Gjithashtu Olsi Çekiçi ka qenë i martuar më parë, martesë nga e cila kishte 2 vajza.

44 vjeçari është me kartelë mjekësore, pasi thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.