Kronikë e zezë

57-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës, ja dyshimet e para të Policisë

57-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës, ja dyshimet e para

57 vjeçari G.S është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Mjeti ishte parkuar në aksin rrugor rural Polican-Suhë, në Gjirokastër.

Dyshimet e para janë për një vrasje. G.S është goditur me sende të forta. Mendohet se autori i krimit ka qenë duke udhëtuar në makinë me shoferin e kamionçinës dhe mes tyre ka pasur një konflikt të çastit që më pas ka degjenuar në përdorimin e armëve të ftohta.

Prokuroria ka identifikuar autorin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Lajmi në përditësim...