Kronikë e zezë

Abuzuesi i të miturës shpërtheu në lot dhe e quajti sajesë! Çfarë ndodhi brenda dhe jashtë dyerve të gjykatës

Abuzuesi i të miturës shpërtheu në lot dhe e quajti

Me lot në sy 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, që akuzohet për se ka abuzuar seksualisht me një të mitur në fshatin Vërdova të Pogradecit, ka kërkuar mëshirë para trupit gjykues.

46-vjeçari ka shpërthyer në lot para gjyqtarit, ndërsa sipas raportimeve tha vetëm dy gjëra: “Kërkoj drejtësi! Kini mëshirë nuk kam bërë asgjë për çfarë më akuzojnë”.

Në momentin që doli nga gjykata, ndërsa gazetarët prisnin jashtë godinës për të marrë informacione për ngjarjen e rëndë, Bizgjoni u pyet për arsyen pse abuzoi me vajzën e mitur. Por 46-vjeçari kokulur nuk pranoi të thoshte asnjë fjalë.

Po ashtu edhe avokati i tij, Polikron Çela  në përfundim të seancës u shpreh për mediat se Blerim Bizgjoni e mohoi akuzën.

“Është çështje mjaft sensitive. Ai nuk e pranoi akuzën”, tha ai për mediat.

Abuzuesi i të miturës shpërtheu në lot dhe e quajti

13-vjeçarja mori guximin të denonconte abuzimin që kishte nisur nga babai i shoqes që prej muajit qershor. Vajza qëndronte në shtëpinë e abuzuesit për shkak se, prindërit kishin marrë vendimin që për shkak të pamundësisë ekonomike të qëndronte për pak kohë tek shtëpia e abuzuesit. Bizgjoni u kishte thënë prindërve të vajzës se do të kujdesej për të miturën si të ishte vajza e tij. për ngjarjen e rëndë ishte në dijeni edhe vajza e abuzuesit, e cila i kishte kërkuar të miturës që të heshtte.

E shoqja e Blerimit, sipas të miturës, nuk mund të fliste, për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur kohë më parë. Ai u dënua sot me 40 ditë burg, ndërsa çështja gjyqësore vazhdon.