Kronikë e zezë

Aksident fatal në aksin Milot-Morinë! Humb jetën 35-vjeçari, dy të plagosur rëndë

Aksident fatal në aksin Milot-Morinë! Humb jetën

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë. Në aksin rrugor Milot-Morinë në vendin e quajtur “Ura me Harqe” një automjet tip “Benz” është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” ku për pasojë ka humbur jetën 35-vjeçari me inicialet F.O., i cili drejtonte makinën VW.

Sipas raportimeve paraprake pasagjerja që udhëtonte në makinën e të ndjerit, shtetasja me inicialet A.M. dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” Z.L. janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen në një gjendje kritike për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tiranapost.al