Kronikë e zezë

Aksident fatal në dalje të tunelit të Elbasanit: Dy vajza humbin jetën, dy të tjera në spital

Aksident fatal në dalje të tunelit të Elbasanit: Dy vajza humbin

Një aksident me pasojë vdekjen e dy vajzave ka ndodhr në dalje të tunelit të Elbasanit. Mësohet se dy makina, një Benz dhe një e tipit Volkswagen janë përplasur duke shkaktuar dhe dy të plagosura.  

Mediat raportojnë se makina tip Benz i ka rënë nga pas makinës Volksëagen, në të cilën udhëtonin 4 vajza. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë nga makina. 

Dy vajzat që humbën jetën ishin të ulura në sediljen e pasme. Ato u dërguan në spitalin e Traumës por nuk mundën ti mbijetonin plagëve. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë një 23 dhe një 21-vjeçare.

Drejtuesi i mjetit tip Benz që ka përplasur makinën Voklswagen quhet Behar Pema, 58 vjeç.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë.