Kronikë e zezë

Aksident fatal në Elbasan! Dy makina përplasen kokë më kokë

Aksident fatal në Elbasan! Dy makina përplasen kokë mëFoto Ilustruese

Një aksident që ka lënë pas një të vdekur është regjistruar mbërmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pasi dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Një prej mjeteve të aksidentuara ka qenë kamioçinë, ndërkohë automjeti i dytë tip “Ford”.

Pas përplasjes që besohet se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar, ka ndërruar jetë pasagjeri ende i paidentifikuar i makinës tip “Ford”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Tiranapost.al