Kronikë e zezë

Aksident fatal në Sarandë! Raportohen një i vdekur dhe tre të plagosur

Aksident fatal në Sarandë! Raportohen një i vdekur dhe tre

Një aksident fatal është regjistruar mbrëmjen e sotme në Krane të Sarandës, teksa një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit udhëtonin 4 të rinj, ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar disa herë jashtë aksit rrugor.

Për pasojë raportohet se një nga të rinjtë ka ndërruar jetë, ndërkohë që tre të tjerët janë plagosur rëndë dhe ende nuk dihet nëse ndodhen në rrezik për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Lajmi në përditësim...

Tiranapost.al