Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, nxirret i pajetë trupi i shoferit

Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, nxirret i pajetë trupi
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur  “Shamogjin”, ku një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga. 

Sipas raportimeve, makina ka fluturuar disa metra në rrugë dhe si pasojë e përplasjes së rëndë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e trupit të pajetë. 

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit shtetasi F.H., 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, nxirret i pajetë trupi

Paraprakisht dyshohet si shkak, shpejtësia dhe mungesa e ndricimit në rrugë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.