Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shkodër! Makina me shpejtësi të lartë del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj

Aksident i rëndë në Shkodër! Makina me shpejtësiFoto ilustruese

Një aksident fatal është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Sipas raportit të Policisë rreth orës 02:45 në vendin e quajtur “Mbi sukë” për shkak të shpejtësisë së lartë automjeti tip BMW i drejtuar nga shtetasi A.P: 23 vjeç ka dalë nga rruga gjatë një kthese duke u përplasur me një mur.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, si dhe pasagjerja, shtetasja D.T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash të Shkodrës.

Grupi hetimor ende po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al