Kronikë e zezë

Foto nga vendngjarja/ Aksident i rëndë në Vlorë: Humb jetën një vajzë

Foto nga vendngjarja/ Aksident i rëndë në Vlorë: Humb

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze të re raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Nartë të Vlorës. Mësohet se ka ndërruar jetë një 25 vjeçare ndërsa është plagosur edhe një vajzë tjetër e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se kush ka qenë shoferja dhe identiteti i dy vajzave. Policia ka bërë me dije se shkaku i aksidentit pranë rrethrrotullimit në hyrje të autostradës “100 Vjetori” në Vlorë, ka qënë shpejtësia e lartë e makinës tip 'Ford Fiesta'. Për pasojë makina është përplasur me bordurën dhe ka përfunduar duke u përmbysur në rrugë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Foto nga vendngjarja/ Aksident i rëndë në Vlorë: Humb
Foto nga vendi i ngjarjes