Kronikë e zezë

Aksident i rëndë pranë tunelit të Kalimashit, humbin jetën dy të rinj

Aksident i rëndë pranë tunelit të Kalimashit, humbin

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 2 të rinjve orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Milot - Tuneli Kalimashit”, ndërsa viktimat janë Denis Gjeta 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy nga Tirana.

Ata po udhëtonin së bashku me 35-vjeçarin Marsel Busho që po ashtu ka mbetur i plagosur nga ky aksident dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Makina që ai drejtonte humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset metalike në anë të rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.