Kronikë e zezë

Aksident me 3 të plagosur në Fushë-Bulqizë, shiferja 27 vjeçe niset drejt Tiranës

Aksident me 3 të plagosur në Fushë-Bulqizë, shiferja 27

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë. Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një Furgon dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Shoferja 27 vjeçare e cila drejtonte mjetin tip 'Benz' ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Elvira Përkoxha po udhëtonte së bashku më vjehrrin e saj Ferit Përkoxha, i cili është dërguar në spitalin e Peshkopisë. Ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në spitalin e Bulqizës.

Akoma nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhet e plotë.