Aksident në Shkodër, humbin jetën dy turistë me motor

E Premte 6 Maj 2022, 11:57
TiranaPost

Foto Ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bushat, në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Një motor është përplasur me një automjet dhe për pasojë kanë ndërruar jetë dy pasagjerët e motorit. Të dy ishin turistë të huaj.
Mësohet se bëhet fjalë për Marta dhe Voldimir Makovski, 42 dhe 45 vjeç, nga Polonia.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.