Kronikë e zezë

Aksident te Kodra e Diellit, 29-vjeçarja përplas 3 kalimtarë mbi trotuar

Aksident te Kodra e Diellit, 29-vjeçarja përplas 3 kalimtarë

Tre kalimtarë janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në afërsi të Kodrës së Diellit në Tiranë. Në timon ka qenë një 29-vjeçare e cila ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e duke përfunduar mbi trotuar. Si pasojë një 60-vjeçar dhe dy gra, 57 dhe 27 vjeçe kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” deklaroi Policia.