Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Vdesin tre të rinj që udhëtonin me makinë

Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Vdesin tre të rinj që
Foto nga vendngjarja

Një aksident tragjik u shënua sot në kryqëzimin e Borizanit në Fushë Krujë, duke i marrë jetën 3 të rinjve, ndërsa një ndodhet në gjendje të rëndë. Tre viktimat dhe i plagosuri ndodheshin në një automjet tip ‘Audi’ me targa AA 848 ZZ, i cili është përplasur me një kamion me targa Kosove.

Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Vdesin tre të rinj që

Viktimat dhe i plagosuri janë nga fshati Larushk i Fushë-Krujës, ndërsa fotot tregojnë si është shkatërruar makina nga aksidenti.

Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Vdesin tre të rinj që

Sipas raportimeve të para, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte automjeti, që goditi kamionin. Makina ku udhëtonin 4 të rinjtë shkeli shtetrrethimin e vendosur nga qeveria për shkak të koronavirusit, vendim që rezultoi fatal.